FC Shkupi përgatitet në Turqi për ndeshjet kundër Rangersit

FC Shkupi pasi mbylli fazën e parë të përgatitjeve në Shkup, duke zhvilluar edhe një miqësore kundër Dritës së Gjilanit (fitore me 2-0), nga sot (e enjte) nis fazën e dytë të përgatitjeve. Eskspedita e përbërë nga futbollistët dhe stafit teknik të FC Shkupit, sot u nis drejt Bolu-s të Turqisë, ku do të vijojë fazën kryesore të përgatitjeve për sezonin e ri në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë dhe garave evropiane, pasi që më 12 korrik, FC Shkupi do të jetë mysafirë i skuadrës skoceze të Gllazgoë Rangers, në kuadër të raundit të parë të eliminatoreve për Ligën Evropa. Në kampin stërvitor në Bolu, futbollistët dhe stafi teknik do të qëndrojë deri më 3 korrik, ndërsa në këtë periudhë janë paraparë edhe zhvillimi i 3 ndeshjeve miqësore ose kontrolluese. Tani për tani është e sigurtë se me 24 qershor, FC Shkupi do të mat forcat me skuadrën e Neftçit nga Azarbejxhani. Ekspedita e FC Shkupi do të qëndrojë në Bolu të Turqisë deri më 3 korrik , kur është paraparë edhe kthimi për në Shkup dhe ku do të vijojnë përgatitjet e fundit para sfidës me Glasgoë Rangers.

Loading...