LAJMPRESS: Maqedonia në grup me Rusinë, Shqipëria me Francën Maqedonia në grup me Rusinë, Shqipëria me Francën ================================================================================ lajm gazeta on 08/02/2010 09:11:00 Të dielën në kryeqytetin e Polonisë, Varshavë, është tërhequr shorti për grupet kualifikuese për Kampionatin evropian në vitin 2012 në Poloni dhe Ukrainë. Reprezentacioni i Maqedonisë do të luaj në grupin “B” së bashku me Rusinë, Sllovakinë, R. e Irlandës, Armeninë dhe Andorran. Kundërshtarët nuk janë të panjohur, pasi Kombëtarja e Maqedonisë edhe në të kaluarën është takuar me këto reprezentacione. Në anën tjetër, Shqipëria do të bëjë pjesë në grupin “D”, ku për rival ka fituar Francën, Rumaninë, BeH, Bjellorusinë dhe Luksemburgun. Kualifikimet fillojnë më 3 shtator të këtij viti dhe zgjasin deri më 11 tetor të 2011-ës, kurse plasman direkt në fazën finale sigurojnë nëntë fituesit e grupeve dhe skuadra më e suksesshme e vendit të dytë. Tetë të tjerat do të luajnë ndeshje barazhi, të cilat janë në program më 11/12 dhe 15 nëntor të vitit të ardhshëm. Grupet: Grupi A: Gjermania, Turqia, Austria, Belgjika, Kazakistan, Azerbajxhani Grupi B: Rusia, Sllovakia, R. Irlanda, Maqedonia, Armenia, Andorra Grupi C: Italia, Serbia, Irlanda Veriore, Sllovenia, Estonia, Ishujt Fare Grupi D: Franca, Rumania, BeH, Bjellorusia, Shqipëria, Luksemburg Grupi E: Holanda, Suedia, Finlanda, Hungaria, Moldavia, San Marino Grupi F: Kroacia, Greqia, Izraeli, Letonia, Gjeorgjia, Malta Grupi G: Anglia, Zvicra, Bullgaria, Welsi, Mali I Zi Grupi H: Portugalia, Danimarka, Norvegjia, Qipro, Islanda Grupi I: Spanja, Çekia, Skocia, Lituania, Lihtenstejni