Fejzullahu promovohet te Xamax në Zvicër

Ish-mbrojtësi i Partizanit, Arbnor Fezjullahu nga Bujanoci i Luginës së Preshevës, ka zyrtarizuar ditën e sotme kalimin tek klubi zviceran i Xamax. 25-vjecari, sic e thotë edhe vetë, është i lumtur që ka firmosur në Zvicër, dhe do të japë maksimumin për të arritur nivelin e klubit. Fejzullahu ka firmosur kontratë 1-vjecare, me opsion rinovimi për sezonin tjetër.

Ndërkohë, bie në sy fakti se klubi i Xamaxit, në faqen e vet zyrtare, e ka prezantuar afrimin e lojtarit nga Partizani, si një lojtar që ka luajtur me klubin më të mirë në Shqipëri, me plot 15 kampionate dhe 15 kupa. Fejzullahu do të mbajë numrin 31 tek Xamax.

Loading...