Sport

Felipe fton publikun kundër Shkëndijës

samo-minimalna-namesto-ubedliva-pobeda-nad-shkupi-14860

Pas pushimit dyjavorë për shkak të ndeshjeve eliminatore për KB Rusi 2018, rikthehet kampionati vendor me ndeshjet e javës së 10-të (e shtunë, ora 14:30), ku në spikamë është derbi mes Vardarit e Shkëndijës në stadiumin “Filipi i Dytë” në Shkup.

“Luajmë kundër ekipit të parë në tabelë. Shkëndija ka skuadër shumë të mirë dhe të fuqishme, mirëpo ne dëshirojmë të fitojmë dhe me tre pikë ti afrohemi vendit të parë. Edhe Vardari është ekip i fortë dhe besoj se do të shënojmë fitore dhe në një farë mënyre ti hakmerremi për humbjen në javën e parë. Luajmë në terren tonin, dhe ftoj publikun të vij në numër sa më të madh që të jetë lojtari i 12-të në këtë derbi dhe të fitojmë tre pikë”, tha Felipe për faqen e klubit.

“Jo vetëm kundër Shkëndijës, por edhe kundër çdo ekipi luajmë për fitore. Çdo ndeshje në kampionat është me rëndësi që përsëri të fitojmë titullin. Qëllimi ynë është të jemi në vendin e parë në fund të sezonit dhe për këtë arsye në këtë ndeshje dhe sikur në të gjitha të tjerat luajmë për tre pikë”, tha braziliani./lajm

To Top