Kënga më e re e, Bebe Rexhës, duket se është e pëlqyeshme edhe nga më të vegjlit.

Këtë e ka dëshmuar vetë këngëtarja shqiptare përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale.

Në xhirim shfaqet një foshnje që kërcen nën ritmet e “No Broken Hearts” dhe më pas ngrihet në këmbë, për herë të parë, sipas përshkrimit të këngëtares.

“Njihuni me balerinën time të re… (P.S. Ajo u ngrit për herë të parë)”, ka shkruar Bebe në Instagram.
Loading...