Fëmija ka thyer kockën në kokë, kurse e ema i ka të thyer brinjët. E ëma e fëmijës ka të vendosur aparatin për frymëmarrje dhe nuk është e kontaktueshem për momentin, transmeton gazeta “Lajm”. Fëmija, sipas mjekëve, dalngadalë po fillon të bëhet kontaktibil, për momentin nuk ka as gjakderdhje në kokë, por kjo gjithsesi që mund të ndryshojë, prandaj duhet t’i bëhet ekzaminime shtesë. Gjithsesi për momentin mjekët nuk japin ndonjë prognozë për epilogun e mjekimit.
“Që të dy (edhe fëmija edhe e ëma e tij) janë shtrirë në Repartin për mjekim intenziv dhe janë nën mbikëqyrjen e vazhdueshe të mjekëve. Vazhimisht ndiqet gjendja e tyre shëndetësore. Ndërkohë do të ndërmerren edhe ekzaminime tjera”, kanë thënë mjekët në Klinikën kirurgjike të Shkupit.
Sic ju kemi njoftuar sot paradite, tani për tani akoma për shkaqe ende të panjohura, e ëma e kishte hedhur nga kati i katërt i banesës, djalin e sajë 6 vjec, nga banesë ku jetojnë në lagjen “Hipodrom” të Shkupit, ndërsa pak me vonë edhe vetë ajo ishte hedhur po nga i njëjti kat./Lajm

Loading...