Fëmiu i cili u shkel nga policia në Kumanovë është dërguar në spitalin e Shkupit me lëndime të rënda

Fëmiu i cili sot paradite u përplas nga një veturë policore në Kumanovë ka marrë lëndime të rënda dhe është transferuar në kompleksin e klinikave “Nënë Tereza” në Shkup, njoftoi policia.
Sipas MPB-së, rasti ka ndodhur në ora 9 e 50 minuta në rrugën “11 Tetori” (afër taksive për fshatrat e komunës së Likovës), shkruan Gazeta Lajm. Policia poashtu konfirmon se vetura e llojit “Fiat Linea” është pronë e MPB-së dhe në momentin kur ka ndodhur fatkeqësia është drejtuar nga P.S. (44).
Gazeta Lajm informoi menjëherë lidhur me këtë rast. Dëshmitarë okularë deklaruan se polici pasi ka përplasur fëmiun është larguar nga vendi i ngjarjes dhe nuk është ndalur t’i ofrojë ndihmë. Dëshmitarët poashtu kanë thënë se bëhet fjalë për fëmiun me emër Murtez Aliu.

Loading...