Maqedoni

“Femrat Shqiptare” nuk ndalen, ja sa para grumbulluan tani për aktivitete humanitare!

received_1204456446354420

Shoqata humanitare e grave “Femrat Shqiptare Kudo Që Janë”, e dëshmoi kontributin human edhe kësaj radhe në Cyrihun e Zvicrës, me organizim në “Boleros”falenderojnë këngëtarët e pranishëm për kontributin falas(Bekim Kumanova, Hidajete Miftari, Kushtrim Dobra, Valbona Spahiu, Kushtrim Musliu, Shpresim Veseli, Dj Nina), dhe të gjitha gratë e pranishme të cilat me praninë e tyre kontribuan. Organizatoret kësaj radhe u treguan akoma më të suksesshme sepse nga organizimi me dëshmi mblodhën një shumë të majme parash të cilat i kanë postuar edhe në internet si: 8110 franga zvicerane, 950 euro dhe 20 funta. Këto para të mbledhura, si zakonisht janë pjesë e bamirësisë, të cilat e kanë si qëllim të funksionimit të kësaj shoqate. Kontributet e kësaj shoqate kanë lumturuar disa familje që s’kanë pasur kulm mbi kokë(dmth kanë ndërtuar disa shtëpi në Kosovë, kan ndihmu financiarisht operacione larg vendit si dhe aktivitete tjera të njejtin rrugëtim do të vazhdojnë edhe me paratë e mbledhura. Atë që politikanët dhe shtetet shqiptare nuk e bëjnë, e bëjnë këto organizatore dhe kjo shoqatë bashkë me të gjitha gratë kontribuese.
Zoti i bekoft gratë shqiptarë kudo që janë sepse promovojnë gruan shqiptare ashtu siç e do kombi dhe tradita!

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Time limit is exhausted. Please reload CAPTCHA.

To Top