“Fenerbahce ia rezervon 10-shen Bardhit?!”

Gjiganti turk Fenerbahce është duke përgatitur transfer bombë në ditën e fundit të merkatos për të angazhuar Enis Bardhin nga Levante, shkruajnë mediat turke. Pasi kanë shitur Julianon në Al Nasr për 10,5 mln euro Fenerbahce është në kërkim të një mesfushori tjetër. Opsion i parë ishte braziliami Junior Sornoza nga Fluminense, por për shkak të kërkesave të larta transferi dështoi, dhe Fenerbahce është kthyer kah Bardhi e Shiminski i Legijës.

Sipas mediave turke, më shumë gjasa i jepen lojtarit tonë, që ka klazuzolë prej 25 mn euro.

Nëse transferi realizohet, Bardhi dhe Elmazi do të luajnë njëri përkrahë tjetrit.

Loading...