Ferati ftohet nga U19 e Maqedonisw, ja çka i uron Partizani

Talenti shqiptar nga Shkupi, mesfushori i Partizanit nga Tirana, Besnik Ferati ka marrë ftesë nga U19 e Maqedonisë për ndeshjen miqësore kundër Letonisë.

Federata e futbollit e Maqedonisë përmes një ftese zyrtare ka njoftuar Partizanin e Tiranës për përfshirjen e futbollistit të tyre në ekipin e të rinjve të Maqedonisë.

Klubi nga kryeqyteti shqiptar i uron paraqitje pozitive me përfaqësuesën e Maqedonisë.

Kujtojmë se, Ferati para disa ditësh u bë pjesë e “demave” duke nënshkruar kontrate katërvjecare. /lajm

Loading...