Sport

Ferhan Hasani flet para ndeshjes Shkëndija-Sileks, ja çka thotë

hasani-470x318

Këtë fundjavë me ndeshjet e javës së 19-të vazhdon kampionati i Maqedonisë në futboll. Shkëndija në fushë të vet do të prês Sileksin e Kratovës. Kapiteni Ferhan Hasani ka deklaruar për “Lajm” se ata të gatshëm e presin sezonin pranveror.

“Shkëndija e gatshme pret vazhdimin e garave në LPFM, gjegjësisht fillimin e gjysmëstinorit pranveror ku ambiciet tona janë të qarta. Jemi përgatitur mirë, kemi lënë pas fazë të mundimshme përgatitore, mirëpo ajo besoj do të na ndihmojë shumë në kampionat, ndërsa përmes takimeve kontrolluese kemi provuar të ndërtojmë lojën tonë”, deklaron kapiteni i kuqezinjve.

Ai shtoi se e respektojnë Sileksin, por besojnë në fitore.

“Fillimi dhe ndeshja e parë gjithmonë sjell vështirësi dhe për këtë ne jemi të mobilizuar maksmialisht që të jemi në nivelin tonë më të mirë për të marrë atë që duam nga kjo ndeshje dhe gjithë tjerat në vazhdim. Respektojmë Sileksin si gjithë skuadrat tjera, mirëpo do të dalim në fushë për të dhënë më të mirën që të marrim tre pikët. Besoj në mbështetje të fuqishme nga tribunat, ndërsa ne futbollistët në fushë do të japim gjithçka që t’ua kthejmë me paraqitje të mirë dhe tre pikë në start”, shtoi Ferhan Hasani. Shkëndija-Sileksi do të luhet të dielën në Tetovë me fillim prej orës 14:00. /lajm

Ndeshjet, java e 19-të
e diel, ora 14:00

Shkëndija-Sileks
Bregallnica-Renova
Vardar-Shkupi
Pobeda-Pelister
Makedonija GJP-Rabotnicki

Renditja:
1.Vardar 41
2.Shkëndija 37
3.Pelister 29
4.Rabotnicki 28
5.Sileks 24
6.Renova 23
7.Shkupi 16
8.Pobeda 15
9.Makedonija GJP 15
10.Bregallnica 11

To Top