Më 20 shkurt do të bëhet prezantimi i makinës Ferrari, që këtë sezon synon titullin kampion në Formula 1, një objektiv që është një detyrim për “kokëkuqen”, që ka më shumë se një dekadë që nuk arrin të rrëmbejë një titull, si në Botërorin për pilotë ashtu dhe atë për konstruktorë. Këtë gjë e di mjaft mirë Sebastian Vettel, 4 herë kampioni i botës në Formula 1, por që kur ka mbërritur të makina italiane nuk ka mundur t’i gëzohet një titulli me “kokëkuqen”.
Në një deklaratë për mediat, piloti gjerman shprehet se mezi pret të nisë ky sezon i ri, për të bërë realitet ëndrrën e tij dhe për të përfunduar atë që la në mes vition e kaluiar. “Titulli është detyrim për të gjithë fansat. Unë shpresoj që këtë vit të mos ndalemi në mes të rrugës, por të luftojmë deri në fund për kampionatin”, tha Vettel.

Loading...