FESTIMET PËR 1 MAJ LANË PAS SHUMË MBETURINA (VIDEO)

Qytetarët që festuan festën e 1 Majit lanë prapa parqet e vërshuara nga mbeturinat. Gazibaba, Saraji dhe Matka, ishin pikat më të frekuentuara dje, por edhe sot. Edhe pse shumicën e rasteve janë vet qytetarët që ankohen për papastërtinë, mbeturinat e derdhuna parqeve tregojnë as qytetarët nuk kanë qenë aq të kujdesshëm. Shportat e stërmbushura nga dje nuk u pastruan sot dhe për këtë, qytetarët janë të vetëdijshëm edhe për mosvetëdijsimin e tyre por edhe për punën që nuk e kryen komuna.

QYTETAR

“I hudhin pa arsye, ja shporta ku është, nuk i hudhin nëpër shporta po ku të konsumojnë aty”

QYTETARE

“Jo nuk më pëlqen, duhet të jetë pastër. Jo jo qytetarët kanë faj, ne kemi faj”

Me probleme të tilla qytetarët ballafaqohen çdoherë, duke u nisur nga papastërtia, mungesa e ujit si dhe kushtet e tjera për të bërë piknik. Disa nga qytetarët e anketuar, fajin e adresojnë tek autoritetet lokale.

QYTETAR

“Jo si kanë (fajet) qytetarët, fajet i ka komuna e Qytetit të Shkupit, duhet të pastrohet”

QYTETAR

“Mbeturinat, vetëm i hedhin këtu dhe shkojnë, komuna s’ka marrë masa unë në mëngjes erdha pastrova pak”

Ndonëse 2 maji nuk është festë, por ditë pune, edhe sot parqet ishin të mbushura me qytetarë që argëtoheshin me këngë dhe lojëra të ndryshme

Loading...