Festivali “Dita jonë” 2016 mbahet me datë 10 qershor në Kërçovë

Po afron festivali mbarëkombëtar I këngës për fëmijë “Dita jonë”. Sic bën të ditur drejtori I festivalit Shkodran Tolaj, festivali “Dita jonë” në edicionin e tretë, sjell shumë risi posaqërsiht në skenografi dhe ndricim ku është investuar më tepër. Në festival do të marrin pjesë këngëtarë nga të gjitha trevat shqiptare me autorë të njohur si Nikollë Nikrpelaj, Jetmir Mehmeti, Adrian Hila, Samir Durguti, Avni Qahili, Zulqifli Ziba e shumë të tjerë. Përzgjedhja e këngëve është bërë nga një juri e përzgjedhur e cila ka seleksionuar për sivjet 17 këngë që do ti sjellin fëmijë nga Decani, Prishtina, Ferizaji, Gjilani, Mitrovica, Istogu, Tetova, Shkupi, Struga e Kërcova. Tashmë po bëhen dhe përgatitjet e këngëve me korin I cili në provën gjenerale së bashku me solistët do të interpretojë “live. Festivali sic do vit mbahet nën patronatin e komunës së Kërcovës, ndërkaq organizohet nga shoqata për art dhe kulturë “Kult”. “Sivjet është përzgjedhur data 10 qershor për dy arsye. Të gjitha këngët janë me elemente autoktone shqiptare të cilat vinë si krijime të reja pikërisht në datën e mbajtjes së Lidhjes shqiptare të Prizrenit duke mbjellur tek fëmijët jo vetëm dëshirën për të kënduar po dhe dashurinë për historinë shqiptare. Data 10 qershor shënon edhe ditën e fundit shkollore andaj ky festival do të përmbyll vitin shkollor duke ftuar të gjithë fëmijët në këtë festë të madhe” thotë drejtori Tolaj. Festivali “Dita jonë’’ do të transmetohet në TVM2 dhe Radio Televizionin e Kosovës , do të prezantohet nga shoë meni I njohur Avni Qahili, ndërkaq vlerësimet e fëmijëve dhe këngëve do të bëhen nga nga emra të shquar të artit dhe ekranit shqiptar të cilët janë ftuar enkas për këtë festival mbarëkombëtar. Iu ftojmë të gjithëve të bëheni pjesë e kësaj feste të madhe me datë 10 qershor 2016, në Pallatin e Kulturës në Kërcovë me fillim në orën 16:00.

Loading...