Nga DR. Minella Kureta , drejtor artistik i Unionit te Kombit shqiptar

Muzika për fëmijë ka filluar kohëve të fundit të stërkeqet duke hasur në të shpesh anomali, qofshin ato muzikore apo dhe të paraqitjes skenike. Vogëlushe me minifunda që imitojnë figura të ekraneve apo dhe me buzëkuq e të lakuriquara që skanë asnjë lidhje me botën e sinqertë dhe edukative që duhet të reflektohet tek fëmijët. Një festival I cili po mban gjallë këngën fëmijërore me mesazh e përmbjatje ku fëmijët kanë dhe kod të veshjes skenike, nën gjunjë dhe me krahë të gjatë nën bërryl është “Dita jonë” në Kërcovë që padiskutim ka vu kritere për shkak të etikës profesionale të drejtorit Shkodran Tolaj I cili ndryshe nga improvizuesit e shumtë “artistë” që bëjnë festivale është artist me një karrierë të pasur, I brumosur me kriterin gjerman të punës dhe me shpirtin shumë atdhetar që reflektohet qoftë në kompozimet e tij ashtu dhe në interpretime. Kam fatin që ndjek cdo vit këtë festival dhe dua të ndalem në atë të fundit që për nga përgatitja teknike, skenike, ndricim dhe foni tejkalonte mundësitë reale të sallës së Kërcovës dhe të spektakleve tona që jemi mësuar ti shohim. Festivali “ Dita jonë” punohet me më shumë përkushtim se shumë festivale të të rriturve në viset tona. Më bën përshtypje numri shumë I madh I spektatorëve cdo vit dhe krijimtaria e re me një nivel shumë të lartë profesional.

Shkodran Tolaj sivjet i fali qytetit të Kërcovës jo vetëm festival por një megaspektakël me paraqitje të artistit Mirush Kabashi, kompozitorit Bardhyl Hysa e zv ministrit për kulturë Zef Cuni, me prezantim të shkëlqyeshëm nga moderator I njohur Avni Qahili dhe me një kor shumë të madh prej 60 anëtarësh të koordinuar në mënyrë të shkëlqyeshme nga profesoresha Besiana Mehmedi. Cdo këngë dhe prezantim që vinte nga Istogu, Decani, Kërcova, Prespa, Shkodra, Tirana të bëne për vehte për arsyen se fëmijët ishin shumë serioz dhe artistë në skenë. Kompozimet e të njohurve Zef Coba,Naim Gjoshi, Riza Dolaku, Jetmir Mehmeti, tekstet nga Mentor Thaci, Suela Tukaj, Qamil Aliu paraqisnin një nivel shumë të lartë artistik. ”Dita jonë” për dy orë rresht krijoi emocione që vështire përsëriten pikërisht në ditën e flamurit kombëtar 28 nëntor me një repertor krejtësisht me temë atdhedashurie.

Në cilësinë e kryetarit të jurisë, si drejtor artistik I Unionit artistik të Kombit shqiptar e ndjeva vehten jashtëzakonisht të privilegjuar pavarësisht që ishte e vështirë të vecosh më të mirët. Se bashku me prof. Zulqifli Ziba, prof Saudin Zhuta e redaktoren Naxhije Berisha ndamë tre këngët më të mira për Kosovë, Maqedoni dhe Shqipëri që morën cmimin “28 nëntori”. Këtë cmim pat privilegj ta merr Marigona Xhambazi nga Kërcova për këngën “ Flamuri I Marigonës”, Elton Tolaj nga Decani për këngën “ Nipi I Skenderbeut” dhe Kristi Ndoja nga Shkodra për këngën “ Një lahutë e një flamur”. Publiku me votat e veta I dha cmim dy këngëve “ Drtëro” interpretuar nga Ylli e Zana Ajroja dhe “ Feston Kërcova” interpretuar nga Aldrin Dehari. Organizatori , shoqata “Kult” i dha cmim motrave Brenlisa e Saranda Nitaj për këngën “Në krah të shqipes ilirike” nderkaq Komuna e Kërcovës nën përkujdesin e të cilës mbahet festivali i dha cmim shkodranes Evis Bushati “Të pret mëma Shqipëri”. Kënga fituese e festivalit që u nderua me cmimin “ Ismail Qemali” i takoi vajzës nga Tirana Vivian Mehmetaj e cila interpretoi baladën “ Atdheu im”. Nuk më ka rastisur asnjëherë për karrierën time të gjatë 40 vjecare në festivale të ndryshme që një spektakël të nis me ngritje të spektatorit në këmbë siq ndodhi me hapjen që bëri Jeton Tahirukaj, nxënës I shkollë së muzikës “ Ardhmëria” nga Decani I cili me pamjet e filmit “Nëntori I dytë” dhe muzikën e filmit Skenderbeu, recitimin emocionues sjelli emocione të jashtëzkonshme ashtu si ndodhi edhe në fund me paraqitjen e aktivistit Xhelal Idrizi nga Tetova I cili shpërndau 60 flamuj dhe 60 libra për të gjiiithë fëmijët.

Festivali “ Dita jonë” u begatua dhe me paraqitje të fëmijëve të tjerë të ftuar që shkëlqyen dhe ajo që binte në sy ishte mosha 9-13 vjecare që krijon mundësi për paraqitje shume të pjekura skenike.Festivali “Dita jonë” mbetet arenë e artistëve dhe fole ku ruhet kultuura muzikore, kënga shipe e pastër dhe kriteri I paraqitjes skenike. Pra mbetet modeli më I përkryer ndër festivalet e fëmijëve në krejt trojet tona andaj duhet ruajtur, mbështetur akoma më shumë nga Komuna e Kërcovës, Ministria e Kulturës, donator e mediume sepse është pasuri jo vetëm për Kërcovën por për tërë shqiptarët në Maqedoni.

24172632_1693228617365451_305924371_n

24992472_1704033616284951_763109929_n

Loading...