Të shumta ishin paradat për 28 nëntor në sheshe qytetesh, takimet në salla të konferencave por të pakta aktivitetet e vërteta artistike që iu dedikuan 105 vjetorit të shtetit shqiptar dhe flamurit kombëtar.
Shkodran Tolaj e Besiana Mehmedi të cilët janë evidentuar vazhdimisht si vulë e suksesit kishin vendosur që qytetit të Kërçovës ti falin një festival-mega spektakël për 28 nëntor. Të shumtë ishin profesionistë të ardhur nga Kruja, Elbasani, Shkodra, Tirana, Decani, Shkupi, Struga, Ohri, Tetova.
Ajo që binte në sy ishte numri I madh I spektatorëve për të cilët salla e Pallatit të Kulturës në Kërçovë ishte e vogël. Të veçanta ishin video paraqitjet si ajo e mjeshtrit të madh Mirush Kabashi përmes një lidhje direkte me të, përshëndetja e zv. Ministrit të Kulturës në R. Shqipërisë Zef Cuni dhe kompozitorit të njohur të festivalit për fëmijë në Shkodër Bardhyl Hysa, por nuk tejkalohej pa u vënë re fakti se në sallë nuk kishte asnjë figurë politike, përfshirë dhe kryetarin e Komunës nën patronatin e të cilës mbahej festivali, por dhe përfaqësuesit e Ministrisë së Kulturës që në mënyrë modeste kishin përkrahur këtë festival. Me këtë nuk e dimë nëse drejtori Shkodran Tolaj kishte vendosur me qëllim që ti mbajë fëmijët sa më larg politikës në një festë kombëtare apo politikanët kishin përzgjedhur qendra të tjera për 28 nëntor.
Sidoqëtëjetë publiku ishte i mahnitur dhe pak merrej dhe I interesonte ky fakt, Një skenë fantastike e cila të qonte shumë më larg sesa në Kërçovë dhe në moment të caktuara të krijohej përshtypja që je në ndonjë kryeqendër, këngë fantastike në garë nga autorë tekstesh, kompozitorët e orkestruesit më të njohur nga trevat tona përfshirë Naim Gjoshin, Zef Cobën, Jetmir Mehmetin, Ylli Kalanë, Alfred Capaliku, Alfred Kacinarin, Aleksandër Vezuli, Suela Tukaj, nga Shqipëria, Riza Dolakun, Nazmi Aliun, Mentor Thaqi, Burim Krasniqi nga Kosova, Qamil Aliu, Damir Imeri, Ardian Kastrati nga Maqedonia të cilët sollën stile të ndryshme dedikuar një teme-atdheut. Prezantimi nga I njohuri Avni Qahili I shtoi seriozitetin dhe madhështinë evenimentit poaq sa kori shumë I diciplinuar i veshur kuq e zi përbërë nga 60 anëtarë nga Kosova, Maqedonia e Shqipëria. Hapja e spektaklit ishte madhështore.
Nën tingujt e muzikës së filmit Skenderbeu dhe pamjet e filmit “ Nëntori I dytë” nxënësi i shkollës “ Ardhmëria” nga Decani Jeton Tahirukaj me një tekst përshëndetës ngriti sallën në këmbë. U interpretuan 16 këngë garuese nga fëmijë të mrekullueshëm e të sinqertë që në disa momente përlotën publikun. Juria profesionale e përbërë nga emra të njohur të botës akademike dhe mediatike si Dr. Minella Kureta-kryetar I Unionit Artistik shqiptar, Inord. Zulqifli Ziba, porfesor në USHT, Sabaudin Zhuta-profesor universitar dhe Naxhije Berisha nga TVM2 përcaktuan tre këngë më të mira për flamurin që shkuan një në Kosovë për Elton Tolaj dhe këngën “ Nipi I Skenderbeut”, në Shqipëri për Kristi Ndoja dhe këngën “ Një lahutë e një flamur” dhe një mbeti në Maqedoni për Marigona Xhambazin dhe këngën “ Flamuri I Marigonës”. Publiku me duartrokitje të vazhdueshme përkrahën dy këngë duke u dhënë cmime publiku kërcovarëve Ylli dhe Zana Ajroja që interpretuan “ Dritëro” dhe Aldrin Deharit dhe këngës “ Kur këndon Kërcova” Kryetari I shoqatës organizatore “Kult” Burim Mehmedi me stafin e tij kishin vendosur që cmimin tia ndajnë Shkodrës dhe interpretes Kejsi Bushati, ndërkaq sektori I kulturës në Komunën e Kërcovës ia dha cmimin motrave Brenlisa dhe Saranda Nitaj nga Decani që interpretuan “ Në krah të shqioes Ilirike”. Festivali u mbyll në mënyrë madhështore me aktivistin Xhelal Idrizi I cili shpërndau dhuratë 60 flamuj dhe 60 libra për të gjithë fëmijët. Në këtë atmosferë u shpall dhe fituesja e festivalit “ Dita jonë” 2017 Vivian Mehmetaj nga Tirana e cila kishte një paraqitje të kompletuar si nga ana vokale ashtu edhe skenike.
“Dita jonë” solli shumë emocione dhe i fali qytetit dhe shqiptarisë një eveniment të rrallë, të mirëfilltë dhe madhështor për festën e flamurit.

24172632_1693228617365451_305924371_n

24203842_1693229220698724_467705464_n

Loading...