Sport

Feuz triumfon në zbritjen e lirë, Hirscher komandon Kupën e Botës

346509_TS_04-12-17_2239356558_

Skiatori zviceran Beat Feuz nuk ka zhgënjyer në garën e shtëpisë, duke fituar para fansave të tij në disiplinën e zbritjes së lirë, e cila u zhvillua në pistën e Wengen. Një paraqitje e mirë e skiatorit Feuz, që ishte më i shpejti në pistë, duke dhënë kohën e përgjithshme 2’26”50 pas dy zbritjesh, suksesi i nëntë në karrierë në garat e Kupës së Botës.

Në vendin e dytë u klasifikua skiatori norvegjez Aksel Svindal, ndërsa në të tretin ai austriak Matthias Mayer. Për sa i përket renditjes së përgjithshme të Kupës së Botës, asnjë ndryshim në krye të saj, me austriakun Marcel Hirscher që vazhdon të qëndrojë në majë, në kuotën e 874 pikëve, duke lënë pas norvegjezë Kristoffersen e Jansrud.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Time limit is exhausted. Please reload CAPTCHA.

To Top