Fevziu: Grisja e diplomave, gjë më absurde nuk kisha pa ndonjëherë

Vazhdon reagimi ndaj dashurisë së shqiptarëve për kryetarin e Turqisë Recep Tayyip Erdoğan. Këtë herë ka folur gazetari dhe udhëheqësi i emisionit Opinion në Tv Klan, duke e quajtur absurd aktin e grisjes së diplomave nga ish-nxënësit e shkollës ‘Yahya Kemal’ në Shkup.

”Dje pashë një grup studentësh në Shkup që grisnin diplomat e tyre sepse ato ishin lëshuar nga Kolegjet e Gülenit. Që nga Revolucioni Kulturor Kinez nuk kisha parë një gjë më absurde. Njeriu duhet të ketë respekt për shkollën ku studion; ajo është pjesë e rëndesishme e jetës së tij; e thotë gjithnjë me mburrje atë dhe kujton me nderim profesorët e tij. Por të djegësh diplomën tënde apo ta grisësh sepse paske studiuar në një shkollë e investuar nga një njeri që nuk e do Erdogan, kjo ështe vërtet jashtë çdo llogjike normale.” shkruan Fevziu në shkrimin autorial të tij me titullin ”Përse kjo dashuri e shqiptarëve ndaj Erdoganit?”

Më herët Telegrafi Maqedoni publikoi gënjeshtrën e po të njejtëve ku shihet se nuk e kanë grisur diplomën e fituar nga ‘Yahya Kemal’ por një diplomë tjetër. Lajmin me fakte mund ta lexoni këtu: Të rinjtë që grisën diplomat e ‘Yahya Kemal’ gënjyen, ja faktet (Foto/Video)

Loading...