Federata e futbollit e Maqedonisë (FFM) ka anuluar kuvendin e jashtëzakonshëm që ishte paralajmëruar për 1 shtator.

Arsyeja për këtë vendim është se komisioni për lutje dhe ankesa ka refuzuar ankesat e tre kandidatëve për kryetar, kurse SashkoTasev, i cili ishte i vetmi që kaloi komisionin për zgjedhje dhe verifikime është tërhequr nga kandidatura.

Ky informacion është vërtetuar edhe nga FFM në faqen e saj në internet.

Pas largimit të Ilco Gjorgjioskit për vendin e presidentit të FFM-së në garë hyrën trajnerët Vlatko Kostov dhe Vujadin Stanojkovic, njeriu i parë në LFK-në e Kavadarit, Sashko Tasev dhe ishpresidenti Harallampije Haxhiristeski. Komisioni për zgjedhje dhe verifikim javën e kaluar refuzoi kandidaturat e këtyre tre të fundit, por Haxhiristeski, Kostov dhe Stanojkovic dërguan ankesa deri te FFM-ja./lajm

Loading...