FFM ka njoftuar në faqen e saj zyrtare se Aleksandar Stavrev që ishte deleguar për refer kryesor në ndeshjen derbi në Tetovë mes Vardarit dhe Shkëndijës, nga arsye objective nuk është në mundësi të ndajë drejtësinë.
Marjan Eckoski nga Ohri është refer rezervë, i cili do të zëvendësoj Stavrevin. Terreni në Tetovë ishte i mbuluar me borë, pas reshjeve të një dite më parë, por ndeshja do të zhvillohet në mënyrë normale, pasi skuadra tetovare ka marrë të gjitha masat për të pastruar borën. Derbi i javës së 19-të luhet sot dhe fillon në ora 14:00. /lajm

Loading...