Edhe pse publiku sheh çdo të shtunë personazhet e ftuar të argëtohen teksa luajnë në “Shiko kush luan”, ata vetë argëtohen nga shtëpitë e tyre nga përgjigjet, batutat dhe lojërat në program.

Duket se e shtuna e Luana Vjollcës tashmë shuan edhe kuriozitete, transmeton Top Channel.

Lexo po ashtu:

Nëse një personazhi të skenës do t’i drejtohej pyetja me cilin keni pasur mosmarrëveshje apo ndonjë konflikt, pjesa më e madhe e tyre do e devijonin përgjigjen, por jo edhe Fifi.

E vendosur përballë Anxhela Peristerit, Fifi iu përgjigj shumë çiltër pyetjes.

Askush nuk e kishte menduar se personi me të cilin ajo kishte pasur një konflikt ishte pikërisht përballë saj.

Lexo po ashtu:

Sigurisht që tashmë gjithçka është sqaruar, por nga kjo përballje mësuam se midis tyre ka pasur hatërmbetje.

Loading...