Filloreta Raçi e njohur për publikun si Fifi këtë vit është në mesin e pjesëmarrësve në festivalin “Kënga Magjike”.

Fifi po garon bashkë me Mc Kreshën me këngën “Psikopatja jote”, e cila shihet në mesin e këngëve konkurrente në festival, shkruan lajmi.net.

Mc Kresha dhe Fifi ishin të ftuar në një intervistë për emisionin “Mirage”, ku zbuluan detaje rreth projektit “Psikopatja jote”.

Ndër të tjera, Fifi ka treguar se çfarë pret këtë vit nga ky festival, meqë vitin e kaluar u rendit e treta me baladën “Zhurmë”.

Ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm dhe mësoni se a mendon Fifi se kënga e saj me Kreshën do të rrëmbejë çmimin kryesor në këtë edicion të “Këngës Magjike”.

Loading...