Vaksinimi është temë e cila gjithmonë nxit diskutime në publik. Nga njëra anë janë të cilët janë kundër vaksinimit, të cilët nuk i vaksinojnë fëmijët e tyre, kryesisht për shkak të mosbesimit në sistemin shëndetësor, ndërsa në anën tjetër janë ata prindër të cilët rregullisht i vaksinojnë fëmijët, transmeton Portalb.mk.

Në rrethana kur ekziston një tendencë e rënies së numrit të fëmijëve të cilët vaksinohen, biseduam me Ministrin e shëndetësisë Venko Filipçe, i cili në këtë intervistë për “Meta” zbulon nëse do të ndryshojë politikën që ka të bëjë me imunizimin e detyrueshëm, për cilësinë e vaksinave, e ndërkohë jep rekomandime për prindërit.

Sipas shifrave të fundit nga Instituti për shëndet publik, ka reduktim të numrit të fëmijëve të vaksinuar.

A keni ide se si ta ndryshoni këtë fotografi?

Imunizimi është një përfitim i rëndësishëm shëndetësor, social dhe ekonomik. Vaksinat na mbrojnë prej sëmundjeve të rënda infektive, duke krijuar kështu imunitet dhe mbrojtje kolektive kundër epidemive për të gjithë komunitetin. Pikërisht për të theksuar rëndësinë e imunizimit në nivel global, Forumi ministror i Ministrave të shëndetësisë (shkurt të këtij viti) së bashku me ministrat nga 12 vende të Evropës Juglindore (EJL) e nënshkruam deklaratën e qëllimeve për rëndësinë e imunizimit, e cila paraqet bazë mbi të cilën përforcohen dhe rriten aktivitetet e përbashkëta, nevoja për forcimin e sistemit të imunizimit, partneritetit dhe bashkëpunimit, si pjesë integrale e sistemit shëndetësor të vendeve të EJL-së. Procesi i imunizimit është pjesë integrale e sistemit të mirë dhe funksional shëndetësor dhe në përputhje me Planin aksionar për vaksinim në Evropë 2015-2020, si dhe me Programin e OBSH-së 2020. Sipas Planit aksionar, fushat prioritare për veprim, në të cilat është përfshirë edhe vendi jonë janë prokurimi i vaksinave cilësore, kontrolli efektiv mbi procesin e imunizimit, qasje te vaksinat dhe promovimi i vazhdueshëm dhe edukimi i përfitimeve nga vaksinimi. Dua të theksoj se një nga prioritetet kryesore të Ministrisë së shëndetësisë është modernizimi i plotë i Kalendarit për imunizim, me përfshirje të vaksinave të reja, të cilat mbrojnë kundër Streptokokusi dhe Rota viruset, të cilët shkaktojnë sëmundje të rënda që përcillen me komplikime të cilat më së shpeshti paraqiten te fëmijët e vegjël deri në moshën 5 vjeçare. Kalendari i ri është plotësisht i harmonizuar me rekomandimet e OBSH-së në fushën e imunizimit. Përveç kësaj, dy vaksina të vjetra do t’i ndërrojmë me të reja dhe moderne. Për të mundësuar krejt këtë, buxhetin për imunizim e kemi rritur për 70%. Është fakt se në dy-tre vitet e fundit përfshirja gradualisht po zvogëlohet si rezultat i fushatave kundër vaksinimit, gjë që është një problem global, jo vetëm te ne. Me këtë përfshirje nuk sigurohet imunitet kolektiv prandaj është e mundur shfaqja e sëmundjeve që më parë kanë qenë të çrrënjosura. Pikërisht për këtë, imunizimi është një nga prioritetet e Ministrisë së shëndetësisë, duke pasur parasysh se investimi në parandalimin ka justifikim të dëshmuar klinik, social dhe farmako-ekonomik.

Çfarë deshët të thoni në fushatën politike para ca kohe, kur thatë – Në BE për vaksinat më cilësore për të gjithë fëmijët?

Lidhur me kreacionin e publikuar profilin tim në “Facebook”, lidhur me mbështetjen e referendumit, konkretisht me dëshirën time për anëtarësim të Maqedonisë në BE, do të doja të sqaroj se floskula “në BE për vaksinat me cilësore për të gjithë fëmijët” do të thotë se duke hyrë në familjen e madhe, sektori i shëndetësisë do të jetë në të njëjtët binarë si edhe vendet e BE-së. Ndoshta përzgjedhja dhe kombinimi i fjalëve në atë kreacion nuk ishin më fatlumet. Me përgjegjësi pohoj se vaksinat në Maqedoni janë me cilësi të lartë dhe nuk bëhet fjala për këtë. Ka të bëjë me monitorimin e progresit, zhvillimit dhe cilësisë së jetës së shteteve anëtare të BE, pas të cilave në, në këtë moment, ngecim.

A do të ndryshojë politikën Ministria e shëndetësisë lidhur me aspektin e detyrueshëm të vaksinimit?

Në përputhje me legjislacionin, vaksinimi i vazhdueshëm i fëmijëve të moshës 0-18 vjeç është i detyrueshëm. Përfshirja prej mbi 95 për qind mund të krijojë imunitet kolektiv dhe të mbrojë popullatën nga shfaqja e ndonjë sëmundjeje infektive në formë të epidemisë. E drejta e çdo fëmije është që të jetë i mbrojtur dhe i vaksinuar kundër sëmundjeve të rënda infektive, detyrim i prindit është që t’ia mundësojë këtë të drejtë, ndërsa obligim i komunitetit është që të sigurojnë vaksinat cilësore dhe të sigurta me kohë.

Cila është porosia juaj për prindërit, a janë vaksinat në Maqedoni të sigurta?

Plotësisht garantohet cilësia e vaksinave, sepse ato janë nga prodhues të njohur nga vendet e Bashkimit Evropian (Franca, Belgjika, Bullgaria) prodhues të licencuar nga OBSH-ja, të cilat i përmbushin të gjitha standardet e nevojshme. Vaksinat nga prodhuesi deri te përdoruesit përfundimtar – fëmijët transportohen, magazinohen dhe ruhen në temperaturë të përshtatshme prej 2-8 gradë Celsius. Çdo dërgesë pranohet dhe kontrollohet nga përfaqësues të Ministrisë së shëndetësisë dhe Agjencisë për barna, ndërsa Agjencisë për barna pas analizave gjithëpërfshirëse i lëshojnë në qarkullim. Të theksoj së këto vaksina përdoren edhe në vendet ku prodhohen.

Loading...