Ministria e Shëndetësisë në shtator do të shpallë konkurs për të gjithë specializimet shtetërore të cilat janë të nevojshme në institucionet shëndetësore në vend, njoftoi
mbrëmë në Probishtip ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe. Ai shtoi se është bërë analizë për specializimet e nevojshme si dhe është siguruar edhe një numër
adekuat i mentorëve për disa specializime që kërkohen në institucionet shëndetësore. Në Probishtip, tashmë dy vjet nuk ka internist, Koçani për një kohë të shkurtër do të përballet me të njëjtin problem, në Berovë dhe Pehçevë nuk ka pediatër, në Delçevë për dy vjet nuk do të ketë specialistë internistë dhe neurologë.
Sipas Filipçes, edhe punësimi i mjekëve të rinj nuk mund ta zgjidhë këtë problematikë, pasi mjekët duhet të shkojnë në specializime dhe pas disa vitesh të fillojnë punën e tyre.
“Në ato vende ku ka mungesë të specialistëve adekuate, ne bëjmë marrëveshje mes shtëpive të shëndetit dhe klinikave në Shkup. Për shembull, mungesën e gjinekologëve e kemi zgjidhur në disa qytete në vend”, tha Filipçe.
Ai tha se në gjashtë muajt e fundit në institucionet shëndetësore në vend janë pranuar 2 mijë mjek dhe personel mjekësor, me qëllim që të mbulohet mungesa e kuadrit dhe të mundësohet funksionimi normal i institucioneve shëndetësore.

Loading...