Fillimi i vitit shkollor: Ahmeti uron nxënësit, prindërit dhe mësimdhënësit

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, me rastin e fillimit të vitit shkollor, ka uruar të gjithë nxënësit, por edhe prindërit e tyre si dhe mësimdhënësit.

“E nesërmja ju takon atyre që përgaditën sot për të.
Uroj të gjithë nxënësit, mësimdhënësit dhe prindërit për fillimin e vitit të ri shkollor, e në veçanti vogēlushët që sot nisin rrugëtimin drejt diturisë që do t’i shpjerë përpara.
Shkolla nuk është vetëm mësim, por përgaditje për jetë, prandaj edhe detyra e mësuesve është e shenjtë dhe duhet të vlerësohet lartë.

Ju priftë e mbara dhe t’ju shtohet etja për dituri nxënës të dashur.” thuhet në urimin e liderit të Bashkimit Demokratik për Integrim Ahmeti.

Loading...