Sic është bërë e ditur më herët se do të fillojn gjirimet e para të filmit Francez me regjisorin Shqiptar Walton Jakupi, Piktura e Papërfunduar, te companis Filmike International Film Europe Swiss, sot casti i disa aktorve ka arritur në Qytetin e Strugës, ku do ti gjirojn disa sekuenca të këtij filmi.
Gjirimet e këtij filmi do të kryhen në këtë qytet, dhe pjesa tjetër në disa kantone Zvicrane, po ashtu në këtë cast janë të kyqur edhe disa actor Shqiptar që do të luajn përkrah aktorve Zvicran dhe Francez.
Po ashtu drejtimin e këtij filmi i është besuar regjisorit europian Walton Jakupi, ku sipas producentes Lynda Canvel ku njëkohësisht janë bashkproducent me Wallton shprehet se, Regjisori do ta realizoj këtë film ashtu siq e kemi planifikuar. Po ashtu ky filma ka një skenar që paraqet elemente të shumta të ngjarjeve të sodit që janë duke ndodhur në gjithë globin. Skenarin e kanë shkruajtur Naski Abdixhiku dhe Walton Jakupi, dhe ia kanë përshtatur kohës dhe ngjarjeve, ku sipas njërit nga skenaristët Naski Abdixhiku thot se Pikturat e papërfunduara”, ka të bëjë me temën e refugjatëve dhe mbrojtjen e fëmijëve refugjatë. Jemi duke jetuar në një kohë ku jeta e njeriut nuk kushton aspak, e sidomos jeta e fëmijëve, prandaj, së bashku me Wallton Jakupin e kemi shkruar këtë skenar që së paku ne artistët ta ngrisim zërin nëpërmes filmit. Me Walltonin kemi punuar më se 2 muaj në këtë skenar duke u konsultuar me shumë njerz të filmit gjerë sa e kemi finalizuar projektin ku dhe e kemi titulluar Piktura e Papërfunduar.
Filmi do ti realizoj 4-5 skena në qytetin e Strugës kështu shprehet Regjisori Europian Walton Jakupi, dhe sipas tij casti i aktorve e kamë përzgjedhë nga disa Nacionalitete si Shqiptar, Zvicran, Francez, Maqedon etj, dhe ne qytetin e Strugës do të jenë një pjesë e aktorve si, Blerim Hasani, Naski Abdixhiku, Ismet Hasaj, Tanja Grazdani, Aneta Hasani, Sonja Zlatanoska, Oriana Bytyqi etj. Kurse stafi gjirues do të jenë, Suad Avdiu, Darko Petrovski, Egzon Fejzullahu, Zoran Misajlovski etj. Kohëzgjatja e gjirimeve filmike në Maqedoni do të zgjat 4-5 ditë, dhe do të vazhdojm në disa kantone Zvicrane, me actor tjerë, që së shpejti do ti publikojmë.
Dhe në fund në emër të gjithë ekipit filmik, i falëmderojmë Organet Komunale të qytetit të Strugës për mikpritjen, si dhe kameramanin Suad Avdiun, për mbështetjen në këtë qytet, kështu e përmbyll bisedën regjisori europian Walton Jakupi.

Loading...