Rajon-Botë

Fillon gjyqi i Ramush Haradinajt në Francë

Ramushi1-620x330

Seanca për Ramush Haradinajn fillon në orën 11:00 në Gjykatën e Colmar në Francë. Lajmin e ka konfirmuar avokati, Arianit Koci. Koci është shprehur se beson në pafajësinë e Haradinajt dhe se sipas tij kërkesa e Serbisë pë ekstradim të Haradinajt do të refuzohet.

“Kam besim të plotë në drejtësinë franceze. Z. Haradinaj e ka dëshmuar pafajësinë para Tribunalit të Hagës, prandaj edhe kërkesa për ekstradim e Serbisë, do të refuzohet”- ka thënë avokati i Haradinajt për Express, Arianit Koci, me të mbërritur në Gjykatë ku do të mbahet seanca për Haradinajn.

Ndërsa, me iniciativën e grupit të asamblistëve nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, mbështetur edhe nga grupet tjera politike, Kuvendi i Komunës së Gjakovës do të mbajë seancë të jashtëzakonshme për rastin e ndalimit të kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj.

Në fund të seancës, Kuvendi i Komunës së Gjakovës pritet të votojë një deklaratë të përbashkët.

Haradinaj u arrestua në Francë me 4 janar ne aeroportin Bazel, në zonen franceze të Mulhouse, nga nje flet-arrest të derguar nga Serbia.

To Top