Ashtu siç u njoftua ditë më parë, prej sot fillon mbledhja e nënshkrimeve për referendumin që e inicon nisma qytetare “450 lehonia”, për sjelljen e propozim-ligjit për marrëdhënie pune.

Me këtë propozim-ligj parashihet të rritet koha e pushimit për gratë shtatëzëna dhe lehone nga 9 muaj (për një fëmijë) dhe 15 (për më shumë fëmijë) në 18 muaj pa dallim të numrit të fëmijëve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga KSHZ njoftojnë se prej sot të gjithë zyrat rajonale do të jenë të hapura për mbledhjen e nevojshme të 10 mijë nënshkrimeve, deri më 7 tetor.

Propozimi i përfshin edhe nënat të cilat për momentin janë në pushim të lindjes. Të drejtë nënshkrimi për këtë referednum, kanë të gjithë qytetarët e Maqedonisë mbi moshën 18 vjeçare të cilët kanë të drejtë vote dhe dëshirojnë ta mbështesin këtë iniciativë.

Loading...