Filmi ‘Gjumë dhe Dashuri’ me skenar nga Arsim Haliti dhe Arian Krasniqi dhe regji nga Arsim Haliti, me producent Valon Bujupi, ka filluar xhirimet të shtunën me datë 1 tetor dhe do t’i vazhdoj ato deri më 17 tetor.

Siç njofton Qendra Kinematografike e Kosovës, ky film flet për Astritin, i cili bën çka është e mundur për të shëruar vajzën e tij, Zanën, e cila prej muajsh ka rënë në koma si pasojë e një aksidenti automobilistik, transmeton KultPlus. Në momentin kur Astriti vendos ta shesë edhe shtëpinë për ta dërguar vajzën e tij jashtë vendit, mjekët zbulojnë se Zana është shtatzënë. Ky lajm e trondit Astritin. Ai bie në konflikt me gruan e tij, në përpjekje për të zbuluar se me kënd ka mbetur shtatzënë Zana. Astriti vihet në kërkim të babait të fëmijës së palindur e që vazhdon të rritet në barkun e vajzës e cila vazhdimisht rri në koma.

Në rolet kryesore janë Besim Ajeti dhe Anisa Ismaili.

Ky film është i mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovë në kategorinë film i gjatë debutant dhe është prodhim i shtëpisë filmike ‘Gegnia Film’.

Loading...