Interneti është i mbushur me lista të filmave më inspirues, zakonisht të prirë nga “The Shawshank Redemption” dhe “Rocky”. Por sa adhurues të filmit kanë arritur të iknin nga burgu duke përdorur lugë (në rregull pra, çekan), pasi që e kanë parë filmin e Frank Darabontit.

Ose sa njeriu është bërë kampion botëror në pesha të rënda pasi që e ka parë dramën sportive me Sylvester Stallone, shkruan “The Guardian”, transmeton “Koha Ditore”. Në kuadër të javës që ish-truproja e David Beckhamit tregoi se po jeton në aeroportin “Heathrow” pasi që e ka parë Tom Hanks në filmin e Steven Spielbergut, “The Terminal”, kemi mbledhur edhe disa fansa të tjerë të filmave – për të mirë dhe më shumë raste në të keq – të cilët janë inspiruar që të veprojnë si heronjtë e tyre të ekranit të madh.

Kur Kyle Shaw, 17-vjeçar, u arrestua në vitin 2009 për vënien e bombës që e kishte bërë në shtëpi, (duke përdorur fishekzjarrë, shirit elektrik dhe shishe të plastikës), jashtë “Starbucks” në New York, hulumtuesit e lidhën sulmin e adoleshentit me disa bombardime të mëhershme në “Big Apple”. Por ata përfunduan duke zbuluar një komplot krejtësisht të papritur.

Pas hulumtimeve policia kishte gjetur DVD-n e filmit të David Fincher të vitit 1999, bashkë me një pako me gjëra dhe lajme të sulmit në dyqanin e kafesë. Më pas ata kishin gjetur një fotografi të djaloshit, i cili shihej duke përdorur filmin e Fincher si një lloj guide personale se si të bëhej terrorist kundër korporatave.

“Deklaratat e tij tregojnë se po lansonte ‘Roject Mayhem’ e tij personal”, kishte thënë komisari i policisë Raymond W Kelly. Sulmi në “Starbucks” si pasojë e së cilit u thyen dritare dhe u shkatërrua një ulëse, nuk rezultoi me lëndime.

Nuk dihet nëse Shaw e ka zhvilluar edhe alter egon me pamjen si të Brad Pitt, por provat tregojnë se ai mund të mos ketë pasur qëllime sikur homologu i tij i filmit: ai e vuri bombën në orën 3 e 30 të mëngjesit, kur pronarët e “Starbucks” tashmë kishin shkuar në shtëpi.

Loading...