Filmi “Bota” është shpallur filmi i mirë në Paris South East European Film Festival(SEE).

Një çmim u nda edhe për aktoren Flonja Kodheli e cila është shpallur aktorja më e mirë.

Filmi “Bota” me regji nga Iris Elezi vazhdon me triumf në festivale ndërkombëtare të filmit.

“Bota” është një kafene. Personazhi Juli, e cila mban kafenenë, kujdeset për gjyshen e sëmurë dhe ka shumë probleme financiare, ëndërron të largohet nga ky vend. Mikja e saj Nora, është e përfshirë me pronarin e kafenesë, Benin, i cili është i martuar. Kur pranë kafenesë fillojnë ndërtimet, duket se gjërat do të ndryshojnë për këto personazhe. Historia ndodhë në një rajon të harruar ku gjatë regjimit diktatorial, armiqtë e regjimit u internuan me familjet e tyre.

SEE është festival që mbahet në Berlin, Paris dhe në Ningbo në Kinë. Janë tri edicione të ndryshme që vit për vit mbledhin filmat më të mirë nga tërë bota.

Loading...