Në ceremoninë e ndarjes së çmimeve të festivalit të madh “Montreal World Film Festival”, filmi “Eho” nga Dren Zherka, koproduksion mes Gjermanisë dhe Kosovës, mori çmimin “Silver Zenith for the First Fiction Feature Film” një shpërblim ky prej 40,000 dollarësh.

“Eho”, film debutues me skenar dhe regji nga Dren Zherka i cili u shfaq para publikut për herë të parë në Montreal, triumfoi me këtë çmim të rëndësishëm për të ardhmen e filmit që do ta ketë në festivale të ndryshme.

Ky film flet për humbjen, vetminë, dhe për një lidhje të pashprehur që i bashkon dy prindërit në moshë, larg nga njëri-tjetri, përmes një aksidenti fatal. Një grua në Gjermani fillon udhëtimin dhe eksplorimin e jetës së emigrantit ilegal, dhe në vend të kësaj gjen dhimbjen dhe vetminë e saj; një njeri të moshuar në Kosovë që humbja dhe vetmia e kanë sjell në fund të udhëtimit të tij.
Këto dy personazhe luhen nga: Selman Jusufi dhe Klara Höfels.

“Eho” është realizim i kompanisë filmike ASHA dhe MAGUSfilms dhe është i mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës.

Loading...