‘Home’ i regjisorit Daniel Mulloy, do të shfaqet më datë 7 maj në Tiranë.

“Home” është filmi i parë kosovar që ka arritur të çojë në shtëpi çmimin prestigjioz “Filmi më i mirë me metrazh të shkurtër” në ndarjen e çmimeve BAFTA.

Së fundmi, Ministria e Kulturës ka treguar në një postim në Facebook se “Home” do të shfaqet edhe në Shqipëri nëpërmjet “Mediterranea 18 – Young Artists Biennale”, bienalja e parë që do të organizohet në Tiranë përgjatë datave 4-9 maj.

‘Home’ i regjisorit Daniel Mulloy, do të shfaqet më datë 7 maj në ora 20:00 tek REJA.

Projeksionet e filmit do të ndiqen nga qytetarët në kinemanë lëvizëse te Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”.

Sigurisht, kjo është një gjë që nuk duhet humbur, prandaj më 7 maj bëhuni gati për të qenë tek Reja. /KultPlus.com

Loading...