Filmi i ri i Jennifer Lopez, ja si do të shfaqet ajo (Foto)

Jennifer Lopez do të jetë pjesë e një filmi të ri. “Second act”, është filmi në të cilin do të marrë pjesë artistja me famë botërore.

JLo ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram një pamje me të cilën ajo do të paraqitet në “Second act”, shkruan Indeksonline.

“Pamja e parë #SecondAct Jam e entuziasmuar që po e ndaj me ju pamjen time të parë nga një film i ri !!! Mezi po pres që ju ta shihni atë”, ka shkruar këngëtarja.
“Second Act” është një film i zhanrit komedi. Ai do të dalë në transmetim në nëntor të vitit 2018, shkruan Indeksonline.

Përveç Jennifer Lopez, disa prej aktorëve që do të marrin pjesë janë: Leah Remini, Annaleigh Ashford, Vanessa Hudgens, Dan Bucatinsky, Freddie Stroma, Milo Ventimiglia, Treat ëilliams dhe Larry Miller./Indeksonline/

Loading...