Filmi “Kthimi” i Kastriot Abdylit do të jetë në konkurencë zyrtare në Oldenburg International Film Festival në Gjermani, që mbahet nga data 12-16, 2018.
Oldenburg International Film vlerësohet në mesin e 5 Festivaleve më të mira të filmave të pavarur, nga kritiku i filmt Amerikan, Chris Gore, në shkrimin e tij në “Ultimate Film Festival Guide” si dhe “Sundance gjermane’ nga Variety, Hollyëood Reporters. Në filmin “Kthimi” trajtohet migrimi si fenomen te shqiptarët, si dhe kontradiktave qe sjell integrimi dhe globalizimi në traditat e familjeve shqiptare, ku vë në pah peshën e Besës dhe nderin e femrës shqiptare. Regjisor dhe skenaristi i filmit ”Kthimi” është Kastriot Abdylit, ko-skenarist Isa Qosja, Drejtor Fotografie Vlatko Samoilovski, montazha Kastriot Saqipi dhe Bllagoje Nedelkovski, Kostumograf Izet Curri, Skenograf Zeni Ballazhi.

Në këtë film role interpretojnë aktorë të njohur, në mesin e të cilëve Selman Lokaj, Hazir Sh. Haziri, Delphin Depardieu, Liridona Shehu, Safete Rogova, Sefedin Nuredini, Xhevat Qoraj, Ismail Kasumi, Shkëlqim Islami, Labinot Lajqi, Valon Bujupi, Virus Shala, Venera Lumani, Zijadin Murtezi , Teuta Ajdini, Hamdi Rashiti, Muzbajdin Qamili, Nikola Kumev, Avdullah Gjikoka, Elhame Bilall. Filmi Kthimi është bashkëprodhim i Agjencionit të Filmit të Maqedonisë dhe Qendrës Kinomatografike të Kosovës dhe është realizuar nga “Dardania Film” – Shkup dhe “Shkupi Film” Prishtinë.

Ngjarja zhvillohet në një fshat shqiptar. Iliri, një i ri shqiptar nga Maqedonia që emigroi në Francë, ka vendosur të martohet me një franceze me emrin Sabine. Për shkak të çështjeve ligjore (Iliri hyri në Francë në një vizë të rreme) ai duhet të kthehet në fshatin e tij të lindjes për t’u martuar. Kjo duket si një mundësi e madhe për ta parë familjen e tij përsëri pas shtatë vjet mungese dhe për Sabine që të mësojë më shumë për rrënjët e tij. Sidoqoftë, vizita e tyre e papritur bëhet e tharë kur babai i Ilirit, një burrë tradicional i moshuar, e kupton se djali i tij është kthyer vetëm për t’u martuar me një grua të huaj dhe pastaj për t’u larguar, duke thyer “Besën” që ai i kishte bërë Bardhës, një vajze nga fshati i tyre. Filmi është një dramë që ngërthen kontardita mes kulturës perëndimore dhe asaj shqiptare që shkaktojnë situata komike.

Loading...