ShowBiz
02/12/2015 17:28:35

Filmi për Nënë Terezën, publikohet traileri (Video)

tereza

Në kanalin Youtube është publikuar traileri zyrtar i filmit që flet për humanisten e madhe shqiptare, Gonxhe Bojaxhiu, të njohur si Nëna Terezë.

Filmi i titulluar “The Letters” (Letrat) tregon për disa letra sekrete të Nënës Terezë, të cilat u publikuan në vitin 2007, ku ajo flet për besimin dhe për ndjenjën se Krishti e ka braktisur.

Filmi do ta jetë premierë në kinematë amerikane më 5 dhjetor. Në rolin e Gonxhe Bojaxhiut paraqitet aktorja Juliet Stevenson.

Në përshkrimin e trilerit të filmit thuhet se nëse nuk e keni dëgjuar historinë e Nënë Terezës më përpara, ose në qoftë se e njihni atë dhe doni të frymëzoheni nga braktisja apo vetëmohimi i pasurisë për të plotësuar vullnetin e Perëndisë, atëherë duhet tëshihni këtë film.

Si rezultat i punës së saj bamirëse Nëna Terezë u nderua edhe meÇmimin Nobel për Paqe. Me vendim të Papës, ajo do të shpallet shenjtore në shtator të vitit 2016.

To Top