Fisnik Ismaili është arrestuar, VV kërkon lirimin e tij

Lëvizja Vetëvendosje përmes një postimi në Facebook ka reaguar rreth arrestimit të deputetit të saj, Fisnik Ismaili, i cili sot u arrestua në Kuvendin e Kosovës, duke kërkuar lirimin e menjëhershëm të tij dhe të gjithë aktivistëve të tjerë.

Deputetit Isamili, Policia i gjeti dy boca gaz lotsjellës, derisa kalonte kontrollin për të hyrë në sallën e Kuvendit.

“Kërkojmë lirimin e menjëhershëm të deputetit Fisnik Ismaili dhe të gjithë aktivistëve dhe deputetëve të tjerë. Projektet si “Zajednica” dhe demarkacioni me Malin e Zi, që mund të kalojnë vetëm përmes burgosjes së opozitës, janë projekte jolegjitime dhe të parealizueshme”, thuhet në shkrimin e VV’së.

Ismaili është deputeti i tretë i opozitës, i cili është arrestuar nga PK’ja, pas Donika Kadaj-Bujupit dhe Albin Kurtit.

Loading...