Fiton lotarinë për herë të dytë brenda 9 vitesh

Ata që thonë se vetëtima nuk godet dy herë në të njëjtin vend, nuk kanë dëgjuar kurrë për Jules Parent.
69 vjeçari nga Quebec, Kanada, ka fituar lotarinë për herë të dytë brenda 9 vitesh.
Parent, që u fotografua me një çek prej më shumë se 1 milion dollarësh pasi fitoi 1 milion dollar edhe në vitin 2008, tha: “Nuk e di kush e bëri këtë. A mos kam lindur nën një yll të mirë?”.

Loading...