Korabi ka marrë një fitore të madhe nga udhëtimi në Kërcovë, duke e befasuar Vëllazërimin me rezultat 1-4. Muca solli në epërsi dibranët, kurse Rexhepi barazoi për vendësit në 1-1. Në fund të pjesës së parë Koleci sërish solli në avantazh mysafirët në 1-2. Në pjesën e dytë Ujkan Muca me golin e tij të dytë ngriti epërsinë e skuadrës së tij në 1-3, kurse katër minuta para përfundimit të takimit Celeski vulosi fatin e Vëllazërimit për rezultatin përfundimtar 1-4. Ky triumf e ngjitë Korabin e trajnerit Mensur Nexhipi në vendin e gjashtë me 15 pikë, pas javës së 12-të në ligën e dytë-grupi i perëndimit.

Rezultatet:Vëllazërimi-Korabi 1-4, Pelister-Goblen 2-0, Gostivari-Genc Kalemler 2-3, Teteks-Struga Trim Lum 1-1, Labunishta-Skopje (e diel).

Tabela:Struga Trim Lum 22, Labunishta 20 (-1), Vëllazërimi 17, Gostiavari 16, Genc Kalemler 15, Korabi 15, Pelister 15, Skopje 14, Goblen 14, Teteks 09 pikë.

Loading...