Fitore e madhe e Renovës në Shkup kundër Rabotnickit

Skuadra e Renovës ka shënuar fitore të madhe në startin e kampionatit të ri në Ligën e parë, pasi sot pasdite në Shkup, në një ndeshje super interesante, me shtatë gola, mposhti Rabotnickin 4-3. Gjpspunuesit për 11-të minuta shënuan dy gola përmes Alban Sulejmanit dhe Faton Jusufit, ndërsa pak minuta më vonë Petar Petkovski zvogëloi në 1-2.

Në fillim të pjesës së dytë Stojanovski ktheu epërsinë prej dy golave, por Stjepanovic sërish ngushtoi rezultatin në 2-3, kurse sulmuesi bardhekaltër Stojanovski me golin e tij të dytë rritë epërsinë e mysafirëve në 4-2.

Në finish të takimit Ristevski realizoi autogol për 4-3, rezultat që mbeti deri në fund të takimit dhe Renova e trajnerit Jeton Beqiri kthehet me një fitore të madhe nga Shkupi.

Renova:Kobetic, Fetai, Mishkovski, Abdulla, Zuka Sadiki, Sulejmani (Gafuri 60’), Jusufi (67’Pantovic), Nuhiu, Ramadani, Stojanovski (Ristevski).

Loading...