Fituesit e medaljeve priten në ARS, ja çka deklarojnë (VIDEO)

Mundësit e reprezentacionit të Maqedonisë janë kthyer nga kampionati ballkanik për junior në Bursa të Turqisë, ku kanë fituar tre medalje (dy të argjendta dhe një të bronztë).Elmedin Sejfullahi (60kg), dhe Minir Rexhepi (55kg) fituan medalje argjendi, kurse Ramadan Mustafovski (96kg) medalje bronzi.

Ky është një prej sukseseve më të mëdha kohëve të fundit, andaj me këtë rast atyre Agjencia për Rini dhe Sport iu bëri një pritje për fituesit e medaljeve.Fjalë rast pati edhe kryetar i FMM-së, Betim Vrenezi, i cili tha se është i kënaqur me medaljet e fituara dhe se në të ardhmen pret edhe suksese të reja.

Për suksesin e arritur në Bursa të Turqisë kanë folur dhe protagonistët e kësaj ngjarjeje sportive, Elmedin Sejfullahi, Minir Rexhepi dhe Ramadan Mustafovski.

Ndërkohë, të mërkurën pasdite mundësit e reprezentacionit të Maqedonisë do të udhëtojnë për në Murska Soboto të Sllovenisë ku nga 4-6 nëntor do të marrin pjesë në kampionatin ballkanik për pionierë dhe kadetë. Ata do të udhëhiqen nga trajnerët: Sufjan Ismaili, Nazmi Ali dhe Davor Tasev.

Në këtë kampionat ballkanik, Maqedonia do të marrë pjesë me 16 mundës prej tyre dy vajza./LajmTV/

Loading...