Presidenti amerikan Donald Trump bëri ftesën e tij të madhe sot në Davos për të ndërtuar ura me komunitetin ndërkombëtar në fjalimin e tij të shumëpritur drejtuar udhëheqësve të botës dhe titanëve të industrisë globale.
Presidenti amerikan, duke iu referuar një Amerike të fortë dhe me prosperitet, tha se se SHBA kishte krijuar 7 trilionë dollarë pasuri më shumë që kur ai ishte bërë president rreth një vit më parë dhe që biznesi dhe besimi i konsumatorit është më i larti në dekada.

Mesazhi për auditorin ishte se Amerika është e hapur për biznes dhe e gatshme për të punuar me partnerët.

“Unë besoj tek Amerika, – tha Trump. – si President i SHBA, unë do vendos gjithmonë Amerikën të parën. Ashtu si dhe liderët e vendeve të tjera duhet të venë, vendet e tyre të parat, por “Amerika e para” nuk do të thotë “Amerika vetëm””, tha ai në fjalimin që u parapri nga interpretimi i një bande frymore, shkruan Syri.net.

Trump po ashtu inkurajoi kompanitë globale të bëjnë biznes në SHBA: “ Ejani në Amerikë, aty ku mund të krijosh dhe të ndërtosh risi.”

Loading...