Fjalori i cunguar politik i politikanëve me aftësi të kufizuar komunikimi

Ejup Berisha

Më intereson ta di një gjë shumë të rëndësishme, pra dua ta di se çfarë do të ndodhë poqëse përfundojnë edhe disa procese shumë të rëndësishme politike në Republikën e Maqedonisë e që po zgjasin shumë siç janë anëtarsimi në Bashkimin Europjan dhe në NATO, Pra pasi të ndodhin këto dua ta shoh se athua vallë a do të kemi më politikan që do të dinë të thonë diqka të mençur,me vend apo ti përdorin aftësitë e tyre që të thonë ndonjë gjë në opinion.Çoftë ndonjë monolog apo dialog,në rregull le të jetë edhe monolog sepse dialog gjatë kohë nuk kemi në ambientin tonë politik sepse ka ndodhur edhe avullimi i Demokracisë e bashk me të edhe një proces shumë i rëndësishëm demokratik dialogu.

E kur ka dialog atëher ka edhe debat e kjo është mënyrë më e shpeshtë dhe më e përshtatshme e komunikimit në shtetet bashkëkohore. Përmes dialogut pra politikanët i qasen debatit në skenën politike, pozita për ti promovuar sqaruar dhe arsyetuar vendimet e saja, e opozita për ti kundërshtuar këto vendime të pozitës dhe për të ofruar alternativa tjera politike apo zgjidhjet e saja që mendon se janë më të mira e më të pranueshme se ato që i ofrojnë politikanët në pushtet. Po si të bëhet kjo kur thashë që ne nuk kemi dialog e kur nuk egziston dialogu nuk mund të ketë as debat. Dialogun e përmes tij edhe debatin e bëjnë politikanët e aftë dhe të zotë e jo politikanët me aftësi të kufizuara intelektuale siç janë shumica e politikanëve sot jo vetëm te ne por edhe në rajon. Pra si egzistojnë këta në skenën politike këta pra egzistojnë dhe në të gjinden falë disa temave që janë prezente dhe për të cilat gjatë kohë nuk ka zgjidhje për to.Kështu që shumica e politikanëve edhe pse me aftësi të kufizuara deri sot kishin mundësi ti lidhin të paktën dy tre fjali në forume të ndryshme politike në opinion dhe nëpër media dhe atë falë përsëritjes së shpeshtë të disa temave që ishin dhe janë gjatë kohë prezente në politikën e vendit tonë. Me këtë rast ata i mësuan disa shprehje që u bë tekst i tyre i pandarë dhe i preferuar në ambientin politik. Ja disa prej fjalive më të shpeshta që i mësuan përmendësh politikanët shqiptar ta marrim p.sh Marrëveshjen e Ohrit,do marrë të drejtën ta citoj një fjali të përsëritur shpesh.

Zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit është jetik për të ardhmen e Maqedonisë dhe të qytetarëve të vendit prandaj është mirë të zbatohet e njëjta në tërësi sa më parë e sa më shpejtë që është e mundur. Apo fjalitë që lidhen me integrimet Europjane dhe Euro-Atlantike: Ne jemi të përcaktuar dhe të interesuar që vendi të bëhet sa më shpejtë anëtare fuqiplote e NATO-s dhe e Bashkimit Europjan sepse këto integrime kontribuojnë në përparimin dhe zhvillimin politik dhe ekonomik të vendit. Kjo fjali pra dëgjohet më së shpeshti prej tyre kur këta flasin për integrimin në BE. Ndërsa kur flitet për integrimin në NATO ata përqëndrohen në fjalitë: Për stabilitetin dhe sigurinë e Maqedonisë është mirë që vendi të bëhet shtet anëtar i Aleancës Veriatlantike sepse ne jemi fuqishëm të përcaktuar për këtë gjë. Dhe tanimë kur jemi në fazën e rrumbullaksimit të Zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit dhe nëse deri në mesin e këtij viti bëhemi pjesë e NATO-s, pra nëse eventualisht ndodh kjo sipas disa prognozave optiiste që po i japin disa politikan vendor dhe ndërkombëta, që do të thotë nëse rastësisht shpejtë arrihet kompromis për ndryshimin e emrit të shtetit tonë, pra po na thonë se nga mesi i këtij viti Maqedonia do të mund të anëtarësohet në NATO. Atëher debat i vetëm në vendin tonë do të mbetet integrimi në BE që si duket për ne është shtyer edhe për një periudhë të caktuar por edhe kjo pas kalimit të kësaj periudhe do të ndodhë.

Prandaj më intereson ta di se athua a do të kemi politikan që do të dinë të thonë diçka, apo se cilat do të jenë fjalitë e reja që duhet ti mësojnë ata që të mund të paraqiten dhe të thonë diqka në forume politike dhe në opinion. Kjo thashë vlenë për atë shumicën e politikanëve me aftësi të kufizuara e jo për politikanët e zgjuar dhe të aftë që janë prezent edhe në politikën tonë por që mund të numërohen në gishta. Prandaj gjatë përzgjedhjes së politikanëve të ardhëshëm të ri të mbahet llogari edhe për cilësitë e tyre intelektuale dhe linguistike sepse aktiviteti politik është i kombinuar me të folur dhe angazhimit që më punë të realizohen qëllimet e parashtruara politike.Pra ta ngrisim cilësisnë e njerëzve të angazhuar në politikë me qëllim që të mos ndodhë që të kemi politikan me aftësi të kufizuar intelektuale të cilët fatkeqsisht edhe fjalorin e komunikimit politik e kanë të cunguar.

Loading...