Flamuri shqiptar në kufirin Maqedoni-Greqi, pas dobësimit të binomit VMRO-BDI

Në disa mediume dhe në rrjetet sociale është paraqitur një fotografi me flamurin shqiptar të vendosur në kufirin Maqedoni-Greqi, transmeton Gazeta Lajm. Me dobësimin e VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së, shqiptarët po frymojnë më lirshëm në Maqedoni edhe pse strukturat e këtyre dy partive ende janë të forta në disa institucione. MPB maqedonase ka demantuar informacionin se në kufi është vendosur flamuri shqiptar, duke theksuar se me siguri bëhet fjalë për montazh në fotoshop, ose dikush e ka vendosur flamurin shqiptar dhe pasi e ka fotografuar e ka larguar menjëherë.

Loading...