Flasin familjarët pas vrasjes aksidentale të 14 vjeçarit, kanë një porosi për shqiptarët

Në Mushtisht të Suharekës, xhaxhai vret nipin 14 vjeçar duke festuar me armë.
Të premten festoi ditëlindjen me shokët e tij. E kjo ishte ditëlindja e fundit që Edi ka festuar.

Mëngjesin e të shtunës, ai gabimisht u qellua për vdekje nga xhaxhai i tij, Naim Sopaj.

Në Mushtisht të Suharekës gjatë një fejese, Naimi për të ndjekur traditën shqiptare të gjuajtjes me armë, përdori një armë e cila i doli nga kontrolli.

Ai u vet plagos e pastaj qëlloi gabimisht edhe nipin e tij, 14 vjeçarin, Edi Sopaj.

E me lot në sy, rrëfeu për T7 ngjarjen tronditëse, Kushëriri i Edit, Agim Sopaj, i cili ishte pranë tij kur ndodhi ngjarja.

Loading...