Ndalni azilkërkuesit. Kjo është kërkesa që europarlamentari Knut Fleckenstein ka për Tiranën zyrtare, duke e cilësuar si shqetësues për vendet e Bashkimit Europian. Megjithëse shprehet se ka një rënie të fluksit nga viti i kaluar, Fleckenstein kërkon nga autoritetet të gjejnë mënyrën për reduktimin e kërkesave për azil.

“Autoritetet duhet të gjejnë mënyrën për reduktimin e kërkesave për azil drejt shteteve anëtare të BE-së.

Ju mund t’u kërkoni të rinjve që të mos largohen nga vendi vetëm atëherë kur t’u jenë krijuar aty mundësitë reale për punësim ndaj qeveria dhe parlamenti duhet të punojnë edhe në këtë drejtim”, tha raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, në një intervistë për Klan Plus.

Në lidhje me vetingun, Fleckenstein e cilëson një “një lojë të vështirë” gjatë së cilës gjithnjë do ketë përpjekje për ta penguar.

“Askush, në të vërtetë askush, nuk beson se Reforma në Drejtësi dhe Vettingu do të jenë një lojë e lehtë. Do të shfaqen sërish pengesa kohe pas kohe, por duhet të gjejmë zgjidhje ndaj problemeve të mundshme”, shprehet ai.

Loading...