Flet aktori shqiptar të cilit po i kërkohet të luaj rolin e Adem Jasharit

Ndonëse ditë më parë u përfol që aktori kroat Rade Šerbedžija të luaj rolin e komandantit legjendar Adem Jashari, mbrëmë shumë qytetarë përmes rrjetit shoqëror “Facebook” kanë kërkuar që aktori shqiptar, Shpëtim Kastrati ta luaj këtë rol.

Por, si po ndjehet ai pas një kërkese të tillë nga qytetarët si dhe a do pranonte ta luante këtë rol?

Në një prononcim për GazetaBlic aktori në fjalë është shprehur i lumtur për këtë gjë dhe se ndihet i vlerësuar nga qytetarët.

“Sa i përket rolit të komandantit Adem Jashari, do ta luaja me kënaqësi dhe dhashuri të madhe. Për publikun që po e kërkojnë këtë gjë edhe unë jam informuar mbrëmë përmes Facebook-ut. Nuk di çfarë të të them për këtë përveç se t’i falenderoj nga thellësia e zemrës çdo qytetarë që e kanë vlerësuar që kam ngjashmëri si fizike poashtu edhe atë të fuqisë shpirtërore e artistike” ka përfunduar Shpëtim Kastrati.

Loading...