Para disa dite në fshatin Negotinë të komunës së Vrapçishtit një banorë i këtij fshati ishte shqyer nga qentë endacak të cilët e kishin kafshuar në masë të madhe duke i shkaktuar kështu plagë të rënda nëpër duar, kokë e këmbë e që personi në fjalë ishte shtruar në spital për trajtim, mirëpo si problematikë vazhdon të tangojë jo vetëm fshatin Negotinë por në gjithë rajonin e Pollogut.

Për kreun e komunës së Vrapçishtit, Isen Shabanin kjo problematikë duhet të zgjidhet nga Agjencioni i veterinarisë pasiqë si komunë nuk kanë ingerenca.

“Po ne si komunë nuk kemi ingerenca, Agjencioni i veterinarisë e ka, edhe ato japin me koncension ndonjë shoqate apo kompanie që merem me strehimin dhe trajtimin e qenve endacak”, shprehet kështu kryetari i komunës z. Shabani, ndërkohë që tregon se për momentin vetëm qyteti i Gostivarit e ka të zgjidhur problemin me qentë endacak.

Loading...