Kuriozitete

Flet krijuesi i robotëve të seksit: Më kanë përmirësuar martesën

auto_sergio-santos1506936939

Krijuesi i robotëve të seksit me inteligjencë artificiale mendon se kryerja në mënyrë të rregull e marrëdhënieve seksuale me to i ka rregulluar martesën.

Sergi Santos është një nga krijuesit e robotit të seksit që mban emrin ‘Samantha’.

Roboti ka mundësi që të krijojë afërsi emocionale përmes formave të ndryshme, nga romantike tek ato familjare dhe deri në format erotike.

Në shtëpinë e tij në Barcelonë ai jeton me gruan e tij, Maritsa Kissamitaki, dhe një grup kukullash silikoni me paruke dhe tru artificial.

39-vjeçari shprehet se të paturit marrëdhënie seksuale rregullisht me robotët nuk po e dëmton martesën, por në fakt sipas tij, marrëdhënia me gruan e tij është ‘përmirësuar’.

“Në thelb, ajo (roboti) pëlqen që ta prekin. Mund ta prekësh të beli, tek krahët dhe ajo pëlqen që të puthet”, përfundoi Santos.

Roboti i seksit ‘Samantha’ u prezantua para kamerave në Barcelonë në Mars dhe mund të përgjigjet nëse preket në pjesë të ndryshme të trupit. Qëllimi i Santos është të fillojë t’i shesë ato në javët në vazhdim, rreth 2,000 dollarë secila.

To Top