Aktuale

Flet për herë të parë nëna e Almirit: Ma mbytën djalin para syve (Video)

Still1114_00008

Një jetë e marrë  padrejtësisht, që në moshë të hershme. Një mall që nuk mund ta shuaj as një oqean. Një familje që humbën më të dashurin e tyre. Një nënë që assesi nuk pajtohet me faktin që vogëlushin e saj nuk mund ta përkëdhel në prehrin e saj, ndërsa lotët janë gjëja e vetme përmes të cilës mund ta shpreh gjithë këtë mallëngjim.

I ndjeri Almir Aliu, në vend që bashkë me bashkëmoshatarët t’i bashkohej bankave shkollore, trupi i tij po pushon në dheun e zi.

Ndërkohë, vetëm një ditë na ndan nga fjalët përfundimtare në gjykatë, kur pritet drejtësia për të akuzuarin e vrasjes së tij, Boban Iliq. Nëna e Almirit, Mixhevere Kasumi, e kishte shumë të vështirë të fliste, pasi dhimbjen nga humbja e Almirit e ka ende të freskët, ndërsa uron që kjo fatkeqësi të mos i ndodh as armikut.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Time limit is exhausted. Please reload CAPTCHA.

To Top